Një mërgimtari nga Zvicra i cili kishe shkuar për pushime në Shëngjin, më saktësisht te Rana e Hedhun, në plazhin “Sueno”, i ka ndodhur e papritura, teksa gjatë qëndrimit atje i janë vjedhur 4000 euro dhe qanta me rroba në bagazhin e veturës, shkruan Insajderi.
Dyshimet e tij janë në rojën e parkingut të plazhit privat të quajtur “Plazhi Sueno”, në të cilin edhe ka qëndruar.
Sipas tij vetura i është hapur në mënyrë automatike dhe ia kanë vjedhur 4000 eurot dhe qantën me rroba në bagazh.
“Veturën e kanë hap ne mënyrë komjuterike dhe ma vjedhën një qantë me tesha në bagazh dhe paret e pushimit me një shumë 4000€”, tha ai për Insajderin.
Ai tha se prej orës 10:00 deri 17:30 ka mundësi që ja kanë hap veturën ku ja kanë vjedhur paratë dhe gjërat tjera, e pastaj e kanë mbyllë veturën prap.
“Shkova në pushim në Shëngjin prej Zvicrës dhe një ditë shkova te një plazh privat, te Rana e Hedhun, me daten 23/07, e kan hapur veturën gjatë dites, prej orës 10:00 deri 17:30 sa isha në plazh”.
Mërgimtari kosovar, i cili jeton në Zvicër, për këtë rast i ka thënë Insajderit se ka bërë denoncim te policia e Lezhës.
Ai tha se nuk ka marrë asnjë përgjigjjë nga pronari i plazhit, “Sueno”, vetëm ia ka telefonuar policinë dhe është larguar derisa e vetmja përgjigjje ka qenë, se vendi i veturës ku është parkuar nuk e kapin kamerat.
“Sipas pronarit të plazhit aty ku ishte vetura e parkuar nuk e kap kamera”, shkruan Insajderi.
Mirëpo sipas tij stafi i cili e ruan parkingun e kanë parë teksa e ka lënë qantën në bagazh dhe ia kanë vjedhur, pasi që siç pohon ai askush tjetër nuk e ka ditë së çka ka në veturë.
“Po unë mendoj se ata që e rujn parkingun më kanë pa që e kom nja qantë në bagazh dhe ata e kanë vjedhur në mënyrë profesionale, se nuk ka ditë askush tjeter çka ka në veturë”, përfundoi mërgimtari nga Zvicra për Insajderin.