Frikësuese / Nuk është parë ndonjëherë, gropa e thellë mbi 200 metra po vazhdon të rritet dhe të thellohet

Një gropë misterioze është shfaqur në një zonë minerare në veri të Kilit.
Nga pamjet me dron shihet një vrimë të madhe në tokë që raportohet të jetë 25 metra e gjerë – duke u llogaritur edhe si vrima më e madhe e kohëve të fundit, transmeton Insajderi.

Bëhet e ditur se kjo gropë e thellë 200 metra po vazhdon të rritet çdo ditë, gjë që është mjaft frikësuese.
Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, ka dërguar personel të specializuar në zonë.