Një ditë më pas OVL-UÇK ka kërkuar që familja e Allaqit të reagojë, ndaj, siç e quajtën, ata “shpifjes” së Gjykatës Speciale
Vrasja e Behajdin Allaqit ishte një nga rastet për të cilat u akuzuan dhe u dënuan, të mërkurën, e 16 shtatorit në Hagë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një ditë më pas OVL-UÇK ka kërkuar që familja e Allaqit të reagojë, ndaj, siç e quajti ajo, “shpifjes” së Gjykatës Speciale.
“Familja e Behajdin Hallaqit sot trajtohet me ligjin e kategorive të luftës, i gëzon të gjitha benefitet me këtë ligj, është trajtuar dhe i ndihmuar në mënyrë maksimale, kjo familje duhet të dalë e të reagojë, sepse, nuk është e ndërgjegjshme, nuk është e moralshme, të shfrytëzohen të gjitha beneficionet dhe në anën tjetër të heshtet ndaj këtyre shpifjeve, është e rëndë”, tha kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.
Të mërkurën, ndryshe në mediat në Kosovë u publikua një dokument që dëshmon se Nazmije Allaqi, bashkëshortja e Behajdin Allaqit, kishte raportuar tek autoritetet se bashkëshorti i saj ishte zhdukur që nga 11 qershori 1998.
Sipas dokumentit, më 21 nëntor 2000, Nazmije Allaqi, kishte deklaruar se bashkëshorti saj ishte marrë nga Policia Serbe në fshatin Drenovc dhe se, që nga ajo kohë, nuk kishte parë apo dëgjuar më asgjë për të.