Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka dhënë një mesazh përmes videos për të gjithë shqiptarët në koncertin festiv që organizohet në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA dhe Shqipërisë dhe çeljes së negociatave.
Ai ka thënë se shqiptarët dhe evropianët ndajnë të njëjtat vlera dhe parime.
“Të dashur shqiptarë! Kryeministri juaj, Edi Rama më ftoi që të marr pjesë në këtë festë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
Jam jashtëzakonsisht i kënaqur që më në fund morëm këtë vendim të rëndësishëm dhe vendosëm të hapim dyert e negociatave me Shqipërinë. Kam një mesazh për ju: Jam absolutisht i bindur se ne ruajmë të njëjtat vlera, të njëjtat parime, se kemi të njëjtat ëndrra, të njëjtat shpresa dhe ne duam më të mirën për fëmijët tanë. Jam absolutisht i bindur se e ardhmja jonë do të jetë më e sigurtë, më e begatë me ju brenda BE dhe me të gjithë Ballkanin Perëndimor brenda BE. Suksese Shqipëri! Përqafime për ju! Urime më të mira dhe veçanërisht një përqafim i madh për ty, i dashur Edi!”,ka thënë Michel.