Hykmetja e tregon problemin qe e ka Lumir Abdixhiku VIDEO

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur mbrëmë në emisionin “Rubikon” për zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Bajrami ka qenë një prej zërave më kritikë ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ajo ishte në mesin e 152 delegatëve që në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë votuan për ndryshim në udhëheqjen e LDK-së, ndonëse Abdixhiku në fund u rikonfirmua në krye të partisë.

 

Në “Rubikon”, Bajrami ka folur edhe për gjendjen aktuale institucionale, duke e cilësuar situatën në Kosovë si të rëndë. Ajo ka deklaruar se vendi prej një kohe të gjatë po përballet me institucione jofunksionale dhe me probleme serioze në funksionimin e tyre.

Deklaratat e saj vijnë në një periudhë kur përplasjet dhe dallimet e brendshme në LDK kanë qenë të dukshme, ndërsa Bajrami edhe më herët kishte kërkuar përgjegjësi politike nga Abdixhiku pas rezultateve zgjedhore.

Pjesën ku Hykmete Bajrami flet drejtpërdrejt për problemin e Lumir Abdixhikut mund ta shikoni në videon më poshtë.