Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Alanya të Antalias, ku një 39-vjeçar humbi jetën gjatë pushimeve me familjen.
Viktima është Arif Erman, banues në Sapanca, i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Sipas mediave turke, ai ndodhej në skelën e hotelit kur u hodh me kokë në det, duke kaluar mbi litarët mbrojtës.
Uji në atë pjesë ishte vetëm rreth 50 centimetra i thellë. Përplasja me fundin i shkaktoi 39-vjeçarit dëmtime të rënda dhe thyerje të qafës.
CCTV-ja e hotelit regjistroi momentin kur Erman vështroi detin, u tërhoq disa hapa pas dhe më pas mori vrull për t’u hedhur. Pasi nuk doli në sipërfaqe, një vrojtues plazhi u fut menjëherë në ujë për ta shpëtuar.
Babai i tre fëmijëve u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.