Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka kushtëzuar deputetët e tij që ishin të prirë për ta përkrahur me votë votimin për tërheqjen e 30% të Trustit për qytetarët e Kosovës.
Ai ka thënë se Kurti u ka thënë deputetëve të tij që në rast të përkrahjes së projektligjit, vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Ka pasë kushtëzime, nëse kalon Trusti vendi shkon në zgjedhje, e edhe Trusti nuk kalon edhe ju mundeni me shku në parti tjera, por jo me VV-në”, ka thënë Haxhiu në T7.
“Nëse kalon Trusti shkon vendi në zgjedhje dhe hyni në listë me Bekim Haxhiun sepse më këtu nuk keni vend”, ka vazhduar ai.