Irani reagon pasi Trump tha se u arritë marrëveshja

Kanali shtetëror iranian i lajmeve në televizion ka njoftuar se është arritur një marrëveshje midis Iranit dhe SHBA-së, por lajmin ia ka atribuar deklaratës së Kryeministrit të Pakistanit, shkruan BBC.

 

Në njoftimin e televizionit shtetëror, prezantuesi thotë se SHBA-ja “u detyrua ta nënshkruajë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Republikën Islamike të Iranit dhe Frontin e Rezistencës”.

Televizioni shtetëror dhe disa media iraniane po e paraqesin marrëveshjen si fitore për Iranin. Ende nuk është parë ndonjë zyrtar iranian që ka komentuar për arritjen e marrëveshjes.