Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sonte se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e shqetëson atë, raporton B92.
Deklarata e tij vjen pasi kryeministri Kurti deklaroi nga Uashingtoni se dialogu me Serbinë është i rëndësishëm, por synimi duhet të jetë njohja reciproke.
Ndërkohë Vuçiq ka kërkuar nga Perëndimi që ta arsyetojnë Kurtin.
“Kërkoj nga forcat mbrojtëse që të na ndihmojnë dhe të përmbahen dhe të arsyetojnë me Albin Kurtin”, theksoi ai.
Sa i përket dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai deklaroi se nuk ka asgjë nga kryeministri Kurti.
“Në Bruksel nuk ka dialog derisa është Kurti, njeriu ka vendosur të mos bëjë asnjë dialog”.
Ai shtoi se do të shkojë gjithmonë për një bisedë, por se “nuk di se për çfarë të flasë me të”.