Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pretendon se nuk është lejuar të hyjë në ambientet e Kuvendit.
Në reagimin e tij, Shehaj shkruan se ndalimi është bërë “me urdhër të Edi Ramës”, ndërsa shton se afati i përjashtimit të tij nga Kuvendi kishte përfunduar dy ditë më parë.
“Me urdhër të Edi Ramës, Garda ndaloi hyrjen time sot në Kuvend. Edhe pse afati i përjashtimit ka skaduar prej dy ditësh, si në diktaturë, më ndaluan të futesha për të përfaqësuar zërin e qytetarëve,” shkruan Shehaj.
Ai vijon më tej me akuza ndaj kryeministrit, duke deklaruar se arsyeja e ndalimit lidhet me qëndrimet e tij në Parlament.