Lushi: Kur ishte Thaçi president, Kurti nuk pranonte bashkëpunim për dialogun, tash po i rri gatitu Vjosa Osmanit

Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi ka reaguar për takimin e Kurtit e Osmanit me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Lushi thotë se takimi me Blinken është shumë mirë që ndodhi, por sipas tij, nuk u duk mirë që në një takim me Blinken ishin dy udhëheqës tanët më të lartit, përcjell Periskopi.

“Hajde të ishte takimi me Presidentin Biden, por Sekretari i Shtetit nuk e ka nivelin që dy udhëheqësit e një shteti t’a takojnë. Por nejse, një ditë do të mêsohen edhe udhëheqêsit tanë se nuk duhet të sillen si Zulu”, u shpreh Lushi.

Analisti shqiptar ka kujtuar kohën kur kryeministri kurti nuk pranonte bashkëpunim për dialogun me presidentin Thaçi, derisa “tash ai po i rri gatitu Vjosa Osmanit para Sekretarit të Shtetit Blinken”.

“Me kushtetutë KM Kurti është udhëheqësi dhe përgjegjësi i dialogut Kosovë-Serbi. Në kohën kur Thaçi ishte president dhe Kurti kryeministër Albin Kurti nuk pranonte bashkëpunim për dialogun me presidentin e atëhershëm pikërisht duke u thirrur në këtë formalizëm. Tash po i rri gatitu Vjosa Osmanit para Sekretarit të Shtetit Blinken. Çfarë të quhet kjo sjellje? Hipokrizi, trullim, më detyruan?!”

“Kryeministër Kurti, besoj e ke kuptuar që nê çêshtje nacionale esenciale ka vetëm udhêheqje grupore. Dhe e kanë kuptuar edhe të tjerët”, përfundoi analist Lushi.