Një deklaratë e Gimbos gjatë një interviste televizive është kthyer në temë diskutimi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë aluduar se ajo mund të ketë qenë një mesazh i tërthortë për ish-mikun e tij, Mateo.
Teksa fliste për mënyrën se si disa figura publike zgjedhin të menaxhojnë jetën e tyre private, Gimbo u shpreh:
“Ne nuk bëjmë drama për show apo ndarje për vëmendje.”
Edhe pse ai nuk përmendi asnjë emër, deklarata u interpretua nga një pjesë e ndjekësve si një thumbim që mund të lidhej me Mateon, për shkak të zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë jetën e tij personale.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim se deklarata ishte drejtuar ndaj ndonjë personi të caktuar. As Gimbo nuk ka sqaruar se kujt i referohej, ndërsa edhe Mateo nuk ka reaguar publikisht ndaj aludimeve.
Për momentin, interpretimet mbeten vetëm në nivel komentesh në rrjetet sociale, pa një konfirmim nga palët e përfshira.