Prishtinë – Sipas burimeve të Gazeta Minuti, Albulena Haxhiu pritet të jetë kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për pozitën e kryetares së Kuvendit në seancën e paralajmëruar për 9 shtator.
Burimet bëjnë me dije se emri i Haxhiut po shqyrtohet për të udhëhequr Kuvendin, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të bëhet i ditur në kuadër të zhvillimeve politike para seancës.
Haxhiu më herët ka qenë në qendër të përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kandidatura e saj për kryetare të Kuvendit ishte propozuar edhe nga Vetëvendosje në procese të mëparshme.
Nëse konfirmohet kandidatura, seanca e 9 shtatorit pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm për zhvillimet politike dhe për funksionalizimin e institucioneve të vendit.
Gazeta Minuti do të përcjellë në vazhdimësi zhvillimet dhe çdo informacion të ri lidhur me kandidaturën e Haxhiut.