Ky është i dyshuari që hyri me forcë pas mesnate në një shtëpi në Bardhosh dhe e puthi gruan pa dëshirën e saj

Sinjali mëson se Remzi Gubetini është personi që po kërkohet nga Policia lidhur me një rast të rëndë të raportuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

 

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari dyshohet se rreth orës 01:00 ka hyrë me forcë në shtëpinë e një familjeje, pasi fillimisht ka dëmtuar derën hyrëse të objektit.

Pas depërtimit në shtëpi, ai dyshohet se ka shkuar në dhomën ku ndodhej gruaja e pronarit të shtëpisë, të cilën, sipas deklarimit të saj, e ka kapur për krahu dhe e ka puthur në faqe pa pëlqimin e saj.

 

Rasti është raportuar menjëherë në Polici, ndërsa njësitet relevante kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë intervistuar palët e përfshira. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

Megjithatë, kur Policia ka nisur veprimet për lokalizimin e tij, i dyshuari nuk është gjetur dhe vazhdon të jetë në arrati.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Sulm seksual” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE