Vdes dy fëmijë dhe gjyshi i tyre në deti

Dy fëmijë të vegjël humbën tragjikisht jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shenjë lundrimi në kanal.

 

Një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar u hodhën në ujë pasi varka Tidewater Custom 280, me të cilën po lundronin, u përplas me një shenjë të Kanalit Ndërbregdetar (Intracoastal Waterway) të shtunën në mbrëmje, pranë Berkeley Township, në New Jersey, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Policisë Shtetërore, drejtuesi i mjetit lundrues, Stephen Schneider, 63 vjeç, dhe pasagjerja Laurie Schneider, 64 vjeçe, i gjetën dy fëmijët pa shenja jete në ujë. Mediat amerikane raportojnë se çifti dyshohet të jenë gjyshërit e

 

Burime për Jersey Shore Online thanë se, para se të hipnin në varkë, grupi kishte qenë në restorantin MJ’s Restaurant Bar and Grill.

Pas aksidentit, fëmijët u dërguan me urgjencë në spital, por autoritetet në New Jersey konfirmuan se ata u shpallën të vdekur.

Në një deklaratë, Policia Shtetërore e New Jersey tha: “Më 19 korrik, rreth orës 21:09, efektivët iu përgjigjën një njoftimi për një aksident të rëndë me mjet lundrues në zonën e gjirit të Berkeley Township”.