Çka ndodhi brenda aeroplanit Zvicër-Kosovë ku vdiq një person? Gazetarja sjellë detaje

Sipas informacioneve që ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, viktima është një 34-vjeçar.

 

Pas ngjarjes, sipas të njëjtave burime, pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, të cilat kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani.

Më pas, autoritetet kompetente kanë konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat apo shkaqet që çuan në vdekjen e tij.