Në zgjedhjet e 7 qershorit, tri figura politike që më herët kishin qenë pjesë e GUXO-s në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe më pas iu bashkuan listës së Vjosa Osmanit, kanë garuar sërish për deputetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konfigurim të ri politik.
Bëhet fjalë për Albena Reshitaj, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli, të cilët në këto zgjedhje kanë garuar në listën e LDK-së, ndryshe nga cikli i kaluar kur ishin pjesë e GUXO në koalicion me Vetëvendosjen.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, rezultatet e tyre ishin si më poshtë:
Jeta Statovci – 37,916 vota
Haxhi Avdyli – 33,562 vota
Albena Reshitaj – 29,308 vota
Ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit, përformanca e tyre po del dukshëm më e ulët, nga numërimi i mbi 28% të votave:
Albena Reshitaj – 3,665 vota
Jeta Statovci – 2,750 vota
Haxhi Avdyli – 1,322 vota.
Megjithatë, ka ende shumë vota të kandidatëve të pa numëruara, dhe procesi po vazhdon në QKN.