Alma Lama nxjerr “shpëtimtarin” e LDK-së

Për dallim nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar një rritje prej rreth 5 për qind në zgjedhjet e 7 qershorit.

 

Megjithatë, pritjet për LDK-në kanë qenë dukshëm më të mëdha, pasi synimi ishte që partia të kalonte pragun prej 20 për qind dhe të pozicionohej si forca e dytë politike në vend.

Këto pritje u rritën sidomos pas zhvillimeve të fundit politike dhe rikthimit të Vjosa Osmani në radhët e partisë, një lëvizje që u konsiderua si mundësi për zgjerim më të madh të elektoratit të LDK-së. Por, një gjë e tillë nuk nodhi.

Ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka deklaruar se partia duhet ta zgjedhë urgjentisht Përparim Rama për kryetar, në mënyrë që të mbijetojë në skenën politike dhe ta rikthejë elektoratin e saj.

 

“Çdo eksperiment tjetër është i dështuar”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Për mendimin tim, LDK e ka vetëm një mundësi për të mbijetuar në skenën politike dhe për ta rifituar elektoratin e saj. Të zgjedhë urgjentisht për kryetar Përparim Rama.

Çdo eksperiment tjetër është i dështuar”, shkruan ajo në Facebook