Një moment i veçantë është regjistruar gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë dhe kandidatit të LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, në Zvicër, ku ai po zhvillon takime me mërgatën në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një qytetar shqiptar në Zvicër duke ia puthur dorën Kurtit, teksa ky i fundit përshëndetej me bashkatdhetarët që kishin dalë për ta pritur.
Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, derisa mbështetësit e LVV-së e kanë cilësuar këtë si shenjë respekti dhe vlerësimi për Kurtin, i cili po vazhdon tubimet me diasporën para zgjedhjeve të 7 qershorit.