Një sondazh televiziv i publikuar mbrëmjen e së premtes ka nxjerrë fituese bindëse Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit, me plot 80% të votave të qytetarëve pjesëmarrës në anketim.
Sipas rezultateve të prezantuara në emisionin televiziv, Vetëvendosje ka lënë shumë prapa partitë tjera opozitare, duke treguar një mbështetje të madhe të elektoratit vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare.
Analistët politikë po e konsiderojnë këtë rezultat si një sinjal të fuqishëm për dominimin e Kurtit në skenën politike, sidomos pas zhvillimeve të fundit dhe mbështetjes së madhe nga diaspora dhe votuesit e rinj.
Ndërkohë, zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë caktuar të mbahen më 7 qershor 2026.