Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, i cili në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit garon me numrin 99, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndarjen nga 100 euro për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat.
Neziri ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe jo për masa të përkohshme.
“Shteti e as familjet nuk mbahen me lëmosha. Qytetarët as nuk blihen e as nuk shiten me nga 100 euro. Kjo nuk është qeverisje”, ka deklaruar Neziri.
Ai ka shtuar se Kosovës i duhet një plan serioz për zhvillim ekonomik dhe zgjidhje afatgjata.
“Kosovës i duhet plan për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe zgjidhje afatgjata. Më 7 qershor i japim fund talljes dhe krizës. Bashkë e ndryshojmë Kosovën”, perfundon Neziri.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/r/1FXdGGNQZa/