Debat i ashpër është zhvilluar mes Valon Syla dhe Albatros Rexhaj në emisionin “Pressing” në T7, ku përplaset kryesisht rreth sondazheve dhe zhvillimeve politike në vend.
Rexhaj deklaroi se sipas disa sondazheve, LVV mund të sigurojë 47-48 deputetë, ndërsa Syla reagoi ashpër duke thënë se sondazhet “nuk vlejnë” dhe “nuk ja kanë qëllu”, duke ironizuar deklaratat e Rexhajt në studio.
Në disa momente debati u tensionua aq shumë sa Syla u ngrit edhe në këmbë gjatë përplasjes verbale, teksa të dy shkëmbyen akuza dhe kundërshtime lidhur me situatën politike dhe zgjedhjet.