Situata në shtëpinë e Big Brother VIP 5 Kosova është tensionuar, teksa përplasjet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Këtë herë, në qendër të një debati të ashpër ishin Anjeza Gubetini dhe Zoja Nushi, të cilat u përfshinë në një përplasje që nisi me shkëmbim fjalësh dhe përfundoi me afrime fizike.
Shkak për debat u bë kërkesa e Zojës ndaj Anjezës që të mos ndërhynte në diskutimet e saj, duke e shoqëruar këtë edhe me komente të ashpra.
“Nëse nuk e kupton muhabetin, mos fol, mos ma luaj feministen aty”, iu drejtua Zoja Anjezës.
Kjo e fundit nuk qëndroi pa reaguar, duke iu kundërpërgjigjur menjëherë dhe duke paralajmëruar se, nga ai moment, do të ishte pjesë e çdo diskutimi në shtëpi.
“Prej sot, çdo temë që diskutohet ka me qenë pjesë”, deklaroi Anjeza.
Debati vijoi me tone të larta, ndërsa tensioni mes dy banoreve u përshkallëzua deri në afrime dhe prekje fizike.