EKSKLUZIVE: Po ndodh miq, Vjosa Osmani vjen me goditjen e pare drejt Albin Kurtit, ia permend kete!

Vjosa Osmani në ”Click” të RTV21 i ka reaguar Albin Kurtit i cili ka deklaruar se sjo ka ambicie politike. Osmani tha se roli i presidentit nuk lidhet me pushtetin ekzekutiv, por me balancimin institucional dhe funksionimin demokratik të shtetit.

 

Ajo tha se presidenca është institucion që ruan ekuilibrin e pushteteve dhe ndërhyn kur është e nevojshme për të korrigjuar gabime institucionale.

“Institucioni i presidencës nuk do pushtet. Është shtylla që e mban balancën e pushteteve të tjera, e ruan demokracinë në kohë të rënda dhe siguron që kur të tjerët bëjnë gabime, ato të përmirësohen”, tha Osmani.

Ajo shtoi se, nëse do të kishte synim pushtetin ekzekutiv, do të kishte garuar për postin e kryeministres.

“Nëse do të doja pushtet, do të kandidoja për kryeministre. Jam e bindur që ka qenë vullnet i popullit që unë të jem presidente”, u shpreh ajo.

Duke iu përgjigjur deklarimeve të Albin Kurti, Osmani tha:

“Kurti mund të mendojë që është autoritet për interpretimin e Kushtetutës, por nuk është, është Gjykata Kushtetuese. Unë kam marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës dhe e di shumë mirë çfarë po flas. Institucioni i presidencës e mban balancën, këtë e kam bërë”, deklaroi Osmani.