Kandidatja për deputete e VV-së, Shqipe Selimi-Mehmeti, ka treguar se edhe në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë me numrin 10.
Ajo ka bërë me dije se ka pritur që në këto zgjedhje ky numër t`i takonte bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi, i cili çdo herë ka garuar me numrin 10 në listën e VV-së.
Megjithatë, në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se pritjet nuk e lodhin.
“Lëvizja sërish ma besoi numrin 10 në listën për kandidatët për deputetë. E kam pritur që në këto zgjedhje ky numër t’i takonte Rexhës, por pritja dhe vonesa nuk na lodhin përkundrazi, na bëjnë edhe më të motivuar për të ardhmen që duam”, ka shkruar ajo.