I kthehet politikës, iu bashkua LDK-së pas 20 viteve

Kandidatja për presidente në listën e LDK-së, Vjosa Osmani, ka prezantuar rikthimin në politikë të Prof. Dr. Lulzim Zenelit, duke e cilësuar atë si një angazhim të rëndësishëm për shtetin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.

 

Zeneli, i cili për vite me radhë ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt politikë të akademikut Nexhat Daci, rikthehet në skenën politike për të dhënë kontributin e tij në fuqizimin e shtetit, rritjen e LDK-së dhe vazhdimin e rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

Osmani këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e saj “Facebook”;

“Një rikthim përtej politikës, një angazhim për shtetinSot, Prof. Dr. Lulzim Zeneli rikthehet në garën politike dhe na bashkohet për të dhënë kontributin e tij në fuqizimin e shtetit, rritjen e LDK-së dhe në vazhdimin e rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

Me përvojën e tij të gjatë politike, akademike dhe institucionale, si bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova dhe Akademik Nexhat Dacit, ish-deputet për tri mandate dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë, ai rikthehet për të sjellë përvojë, maturi politike dhe vizion në një kohë të rëndësishme për vendin.Pas shumë vitesh angazhim në jetën akademike, shkencore dhe profesionale, Prof. Dr. Zeneli rikthehet me bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë kulturë institucionale, më shumë stabilitet dhe më shumë përfshirje të dijes dhe ekspertizës në politikëbërje.Kosova ka nevojë për bashkim të vlerave, përvojës dhe njerëzve që kanë kontribuar në momentet më të rëndësishme të shtetndërtimit të saj.

Rikthimi i Prof. Dr. Lulzim Zenelit është një mesazh i qartë për forcimin e frymës institucionale dhe vazhdimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.Mirë se na u riktheve, Profesor Lulzim!”, ka shkuar Osmani.