Bllokadat politike rreth formimit të institucioneve, të cilat po vazhdojnë edhe këtë vit, nga eurodeputeti holandez Thijs Reuten, po konsiderohen si mundësi të humbura për Kosovën.
Ai tha se forcat politike në vend duhet t’i lënë anash ndasitë e së kaluarës dhe të gjejnë zgjidhje.
“Ngërçi politik tani po e dërgon Kosovën drejtë mundësive të humbura, fonde të humbura dhe kjo nuk është në interes të asnjë qytetari të Kosovës, pa marrë parasysh se cilën parti ata e kanë votuar. Prandaj i thërras të gjitha forcat politike që të bashkohen, t’i tejkalojnë dallimet nga e kaluara”, tha në KlanKosova.