E kishte shkruar para 10 viteve – Kjo ishte arsyeja që Qosja kishte kërkuar të varroset pa ceremoni

Në llogarinë zyrtare të shkrimtarit tashmë të ndjerë, Rexhep Qosja, është publikuar letra që ai kishte shkruar në vitin 2016, e ku i kishte lënë amanetet e tij për nipin, Valjetin.

 

Qosja në fillim të letrës së tij ka shkruar se dëshiron të varroset pa ceremoni fetare dhe pa prani zyrtare.

Letra e plotë

 

NIPIT TIM VALDRINIT
I CILI U NDA PREJ JETËS TIME DHE PREJ TË GJITHË
KËRKOJ NË KUJDESIN DHE PËR VARROSJEN TIME

Megjithëse kam jetuar një kohë në mendimin shkencor, në marrëdhëniet me të përditshmen shoqërore që do të mundohem të jem i vërtetë për këtë letër.

Megjithëse kam jetuar dhe kam menduar, për jetën e të dashur dhe të afërmve, por shpeshherë kam menduar për një varrim të thjeshtë, pa ceremonira të panevojshme.

Varri im dua të bëhet në familje, në vendlindje, pa shpenzime të mëdha dhe pa organizime politike, pa lavdi, pa fjalime, pa ceremoni të tjera.

Shpresoj që kjo kërkesë të respektohet.

Vdes i qetë.
Megjithëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike i kam kushtuar lirive, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të të gjithë shqiptarëve, si dhe në Shqipërinë etnike në Evropë.
Në Kosovë e kam dhënë kontributin tim, duke qenë aktiv në jetën shoqërore dhe politike.

Nuk mendoj se vdes pa ndonjë ideal të lartë.
Megjithëse jam rritur, kam jetuar dhe kam punuar në kushte politike të vështira, por me përkushtim dhe me besim në të ardhmen.

Prandaj, edhe pse kam bërë gabime, nuk kam bërë krime dhe jam munduar të jem në shërbim të njerëzve dhe të vendit tim.


Prishtinë, 30.4.2016

Këto mendime
i shkrova duke qenë i vetëdijshëm
dhe me ndërgjegje

(nënshkrimi)
Rexhep Qosja