Çka po ndodhë në Vetevendosje? Publikohet nje foto e Albin Kurtit dhe mbishkrimin do iu shokoje

A kemi të bëjmë me reagime personale apo me një qëndrim politik të menduar mirë? Postimet e fundit të Mirjeta Durmishit lenë hapur dilemen nëse pas tyre qëndron pakënaqësia e ish-ministrit Hysen Durmishi, i cili tashmë nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar, shkruan Kujdestari.info.

Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e ish-ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka intensifikuar kohëve të fundit reagimet në rrjetet sociale, duke thumbuar pushtetin aktual përmes ironive dhe komenteve të drejtpërdrejta.

 

Në një nga postimet e mëhershme, ajo reagoi gjatë përurimit të një rruge, duke ironizuar ceremoninë e prerjes së shiritit. Me frazën “më e vështirë është me përfundu ndërtimin e rrugës, se me pre shiritin”, ajo la të kuptohet se projektet që po promovohen sot janë realizuar më herët, duke aluduar indirekt në kontributin e bashkëshortit të saj gjatë kohës sa ishte në krye të ministrisë.

Së fundmi, Durmishi ka shkuar edhe më tej në reagime, duke akuzuar publikisht për lidhje me oligarkë. Në një postim tjetër, ajo përmendi ministrin e Infrastrukturës, duke aluduar se përveç aktiviteteve zyrtare, ai po shihet edhe në shoqëri të diskutueshme, çka e rrit tonin e përplasjes politike.

Këto zhvillime vijnë pasi Hysen Durmishi, i cili më parë ka qenë ministër nga radhët e Vetëvendosjes, tashmë mban vetëm postin e deputetit. Në këtë kontekst, reagimet e bashkëshortes së tij mund tw interpretohen nga një pjesë e opinionit si vazhdim i pakënaqësive të mundshme politike, ndonëse nuk ka një deklarim të drejtpërdrejtë nga vetë Durmishi.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto janë qëndrime thjesht personale apo sinjale të një tensioni më të gjerë brenda radhëve të pushtetit.