“Zor është me na fut në kurth mua dhe Ramush Haradinajn”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar deklaratën e kryeparlamnetares Abulena Haxhiu, për “reflektimin” ndaj vërejtjeve të saj, për përdorimin e gjuhës në kuvend.

 

Haxhiu dje tha se Musliu dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj “duket se kanë fillu me reflektu”, duke iu referuar fjalimit të deputetes së PDK-së, që e përmendi emrin e Dejona Mihalit në fund të deklarimit.

Deputetja Musliu ishte e qartë në diçka që thotë se e ka arritur ndaj kryetares së kuvendit – dekodimi.

Sipas saj, Haxhiu është lehtë e lexueshme, prandaj kësisoj ajo thotë s’mund t’i fus në kurth as atë e as Haradinajn.

Madje, krahasimin me këtë të fundit e quajti nder, raporton Klankosova.tv

“Unë dhe zoti Haradinaj, ia thash edhe zonjës Haxhiu sot në sallë të kuvendit, pa mikrofon normal, e dëgjoi ajo shumë mirë. E kemi dekoduar, sepse lexohet lehtë zonja Haradinaj. Është goxha zor me na shti në kurth qoftë mu ose zotin Hardinaj. Për mu, krahasimi me zotin Haradinaj është nder”.