Mbi 12 mijë euro të gatshme, toka, pyje e vetura – Kjo është pasuria e Donika Gërvallës dhe burrit të saj

Zëvendëskryeministrja dhe ministre në Ministria e DrejtësisëDonika Gërvalla-Schwarz, ka bërë publik deklarimin e pasurisë në Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, duke zbuluar detaje mbi pronat, të ardhurat dhe detyrimet financiare.

Sipas deklarimit, pjesa më e madhe e pasurisë së saj përbëhet nga prona të trashëguara. Ajo posedon një shtëpi prej 150 m² me vlerë 80 mijë euro, truall prej afro 4 mijë m², si dhe tokë bujqësore dhe pyjore të përfituara nga familja. Ndërkohë, bashkëshorti i saj ka në pronësi një pyll prej 10 mijë m², gjithashtu të trashëguar.

Në kategorinë e pasurive të luajtshme, Gërvalla ka deklaruar një veturë Toyota në vlerë 7 mijë euro, ndërsa bashkëshorti posedon një tjetër Toyota me vlerë 10 mijë euro, e trashëguar jashtë vendit.

Ajo gjithashtu zotëron 100% të aksioneve në biznesin individual “Alblingua UG”, i regjistruar në Gjermani, ndonëse sipas deklarimit ky biznes nuk ka pasur qarkullim gjatë vitit të fundit.

Sa i përket mjeteve financiare, në llogaritë bankare në Kosovë dhe Gjermani familja e saj mban mbi 12 mijë euro. Në këtë shumë përfshihen kursime në Raiffeisen Bank Kosovo, si dhe në banka gjermane si SparkasseN26 dhe Postbank.

Në deklarim figuron edhe një kredi aktive në Raiffeisen Bank Kosovo, e marrë për renovimin e një shtëpie, me vlerë fillestare rreth 9,500 euro, nga e cila kanë mbetur për t’u shlyer mbi 7,600 euro.

Gërvalla ka deklaruar gjithashtu një donacion prej 1,000 euro për Guxo, ku ushtron edhe funksionin e kryetares.

Të ardhurat vjetore të saj arrijnë mbi 25 mijë euro nga paga dhe mëditjet zyrtare, ndërsa bashkëshorti i saj ka realizuar mbi 80 mijë euro të ardhura nga puna në Bundestag. Edhe një anëtar i familjes ka deklaruar të ardhura nga puna studentore.