Aksident tragjik në Gjermani/ Vdes një grua nga Kosova me fëmijun e saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar kanë humbur jetën.

Lidhur me vdekjen e tyre kanë raportuar edhe mediat gjermane, ndërsa kombësinë e viktimave e kanë bërë të ditur burime të afërta me familjen.

 

Bazuar në këto burime, nëna dhe djali i saj ishin nga Gjakova.

Ndërsa sipas raportimeve të mediave gjermane, ata u goditën nga një kamion në trotuar, teksa 29-vjeçarja po e çonte në kopsht të birin.