Visar Dermaku, i njohur për publikun si Gani Gërmia, për vite me radhë ka qenë një prej emrave të pranishëm në televizion dhe në skenën mediatike kosovare.
Me paraqitjet e tij karakteristike dhe mënyrën e veçantë të komunikimit, ai arriti të krijonte profilin e tij publik, ndërsa me kalimin e viteve u bë një figurë e njohur për një pjesë të madhe të audiencës.
Megjithatë, kohët e fundit prania e Gani Gërmisë në ekran është zvogëluar dukshëm, duke bërë që ndjekësit e tij të pyesin se çfarë po ndodh me angazhimet televizive të tij.
Një prej paraqitjeve që e riktheu fuqishëm në vëmendjen e publikut ishte pjesëmarrja në “Big Brother VIP Kosova”. Qëndrimi në formatin televiziv bëri që publiku ta shihte atë përtej paraqitjeve të zakonshme në ekran, duke u njohur edhe me aspekte të ndryshme të karakterit dhe personalitetit të tij.
Sipas “Kosovares”, ekspozimi në reality-show ndikoi edhe në mënyrën se si figura e tij filloi të perceptohej nga publiku. Pas përfundimit të kësaj eksperience, angazhimet e tij televizive raportohet se u bënë më të rralla.