Personazhi i njohur në rrjetet sociale, i cili njihet me nofkën “Kozaku – Mega Lluksi”, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një video të publikuar së fundmi.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, ai shfaqet në një nga restorantet në Shqipëri së bashku me bashkëshorten e tij të njohur, Denisa Bajramaj, si dhe me dadon nga Tajlanda që kujdeset për fëmijët e tyre.
Kozaku e prezanton dadon tajlandeze para ndjekësve të tij, duke treguar se ajo është pjesë e përditshmërisë së familjes dhe merret me kujdesin ndaj fëmijëve.
Videoja ka marrë menjëherë shumë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar për stilin luksoz të jetës që shpesh e shfaq Kozaku në publikimet e tij./Gazeta-telegram.com
Ja dhe pamjet ne vazhdim: