Tek pas më shumë se pesë vite që me Kosovën udhëheq Qeveria Kurti, Presidentja Osmani më në fund ka folur rreth rasteve kur Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën.
Anipse, ka pasur akuza drejt saj për mosreagim ndaj këtyre rasteve, Presidentja Osmani më parë kishte zgjedhur heshtjen.
Në kohën kur marrëdhëniet mes saj dhe Kurtit janë si mos më keq, Presidentja Osmani po flet për shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria Kurti.
“Ka diku mbi 20 raste të ndryshme ku Gjykata ka konstatuar se Qeveria e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës”, tha ndër të tjera Presidentja Osmani në emisionin Syri.tv, transmeton Periskopi.