Finalistja e dytë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona, gjatë një interviste së fundmi ka ndarë disa komente lidhur me raportin e saj me dajën.
Megjithatë, ajo u shpreh se për këtë pjesë të jetës së saj nuk dëshiron të flasë më shumë dhe preferon ta mbajë larg vëmendjes publike.
Kujtojmë se gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, historia familjare e Elijonës u komentua gjerësisht në publik.
Në atë kohë, daja i saj kishte bërë akuza ndaj saj, duke thënë se ajo po mbronte “dhunuesin e motrës së tij”, duke iu referuar babait të saj.
Kjo situatë nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku historia e saj familjare u diskutua dhe u komentua gjerësisht nga publiku.
Disa komente pretendonin se babai i Elijonës kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së saj dhe se kjo kishte qenë arsyeja e problemeve familjare dhe e divorcit mes prindërve të saj.
Gjithashtu u përmend se në një periudhë të jetës së saj, Elijona ishte marrë nga shteti gjerman dhe ishte vendosur për disa vite në një familje gjermane.
Megjithatë, pavarësisht gjithë diskutimeve dhe komenteve që kanë qarkulluar, Elijona ka zgjedhur të mos e trajtojë më tej këtë pjesë të jetës së saj dhe të mos japë më shumë detaje lidhur me këtë çështje.