SHQIPTARI I KOSOVËS BËHET HERO NË ITALI, GUXIMI I TIJ U SHPËTOI JETËN BANORËVE TË PALLATIT

Albion Berisha, i ri nga Malisheva, po kthehej në shtëpi kur vuri re flakë që dilnin nga një apartament në kompleksin “Tower House”. Pa humbur asnjë sekondë, ai njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës dhe u kërkoi të ndërhynin urgjentisht.

 

Por nuk u mjaftua me kaq.

Ai hyri në ndërtesën e përfshirë nga zjarri, u ngjit në katet e sipërme dhe mori në krahë gjyshen e tij, duke e nxjerrë në siguri. Më pas trokiti në dyer dhe ra zilet e apartamenteve të tjera për të paralajmëruar fqinjët, duke ndihmuar në evakuimin e tyre.

 

Falë reagimit të tij të menjëhershëm, u shmang një tragjedi e madhe. Sipas mediave italiane, rreth 100 persona u evakuuan nga ndërtesa.

 

Gjestin e tij heroik e vlerësoi publikisht edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila shprehu mirënjohje për guximin dhe përgjegjshmërinë e treguar nga i riu kosovar.

Albion Berisha sot është një emër që përmendet me respekt në Itali – një dëshmi se në momentet më kritike, humanizmi dhe trimëria nuk njohin kufij.