Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritkuar kryemisnitrin Albin Kurtin për krizën në Kosovë.
“Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”, ndër tjera ka shkruar ai.
E për këtë deklaratë ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi i cila ka bërë thirrje për ta ndihmuar Abdixhikun sepse nuk po e merr gjumi nga maraku për Kurtin.
“Miq!
Ndihmojeni ket çunak, se gjumi s’po e merr, prej marakut për Albinin!”, ka shkruar ai.