Fermerët Kosovarë të Qumështit (FKQ) kanë reaguar pas konferencës së sotme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, duke deklaruar se në këtë konferencë nuk është dhënë asnjë informacion i ri lidhur me situatën aktuale në sektorin e qumështit.
Sipas FKQ-së, fermerët vazhdojnë të presin rifillimin e grumbullimit të qumështit, ndërsa kanë kërkuar publikim urgjent të rezultateve të mostrave të marra nga qumështorja “Vita”, të cilat sipas tyre janë thelbësore për sqarimin e situatës, transmeton Klankosova.tv.
Në reagimin e tyre, fermerët kanë ngritur shqetësime për vonesat në publikimin e rezultateve dhe mungesën e transparencës, duke paralajmëruar edhe masa proteste në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Ndërkohë, një numër i fermerëve kanë reaguar edhe në mënyrë simbolike duke derdhur qumështin e grumbulluar, si shenjë revolte ndaj situatës së krijuar dhe mungesës së zgjidhjes institucionale.
Reagimi i plotë:
Ne konferenece per media nga ana e AUV, nuk u tha asgje e re. Ndersa fermeret po presin rifillimin e marrjes se qumeshtit te fresket.
Thirrje urgjente dhe edhe nje here MINISTRIA E BUJQEISE DHE AGJENCIONI I USHQIMIT DHE VETERINARISE, ju lutemi publikoni rrezutatet e mostrave te mara nga Qumeshtorja VITA te muajit Prill dhe ato te Muajit Maj 2026.
Pse i tere ky hezitim?
Po e perserisim, ne te kunderten mos grumbullimi do te pasoje me nje proteste te papare ne Prishitne.
Lutje publike, PUBLIKONI rezulltatet per mostrat e muajit Prill dhe Muajit Maj 2026 ne menyre te shmanget nje situate e pakendshme per gjithsecilin.