Rama ndryshon ligjin e SPAK, heq “pezullimin” për qeveritarët/ Ambasada e SHBA: No comment

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sot lidhur me ndryshimet ligjore te Kodit Penal dhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje në legjislacion pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Euronews në pyetjen drejtuar ambasadës amerikane thekson se qëllimi i deklaruar është ndalimi i ushtrimit nga organet e drejtësisë (SPAK dhe GJKKO) të masës së pezullimit nga detyra të funksionarëve të lartë si anëtarët e Këshillit të Ministrave, Presidentit dhe zyrtarëve të tjerë.

Ambasada në përgjigjen e saj thotë se nuk komenton çështjet ligjore që janë në proces. Ndërsa thotë se pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.

 

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, u përgjigj Ambasada Amerikane.