Në fjalën e tij para deputetëve, Albin Kurti paraqiti një vizion ambicioz për katër vitet e ardhshme, duke përfshirë një paketë investimesh prej rreth 1 miliard eurosh për sektorin e mbrojtjes së shtetit. Sipas planit të qeverisë së aprovuar, synohet funksionalizimi i fabrikës së municioneve, zbatimi i projekteve për prodhimin e dronëve “Made in Kosova” dhe rritja e kapaciteteve të ushtrisë kombëtare.
Këto masa janë parë si përgjigje ndaj tensioneve të vazhdueshme në rajon dhe nevojës për forcimin e pavarësisë së sigurisë kombëtare të Kosovës, ndërsa vendi tenton të balancojë dialogun me Serbinë dhe rritjen e bashkëpunimit me aleatët perëndimorë.