Pas klipit në prime për marrëdhënien Miri-Selin, banori i cili Selin ka pasur afrimitet këto ditë, Gimbo duket se është mërzitur me të.
Gjatë diskutimit, Selin i thotë që nëse ai nuk ka ndjenja për të, të shprehet haptazi.
Selin: Je mërzitur se po ridiskutohej një marrëdhënie me një person që unë e kisha sqaruar 1000 herë. Dhe unë do kisha shkuar dhe do kisha thënë o Gimbo nëse ti për mua nuk ke ndonjë ndjenjë dhe Selini të vjen të thotë ‘o Gimbo po ti a ke ndjenja për Selinin’, mos e lër të hapur thuaj jo, nuk kam.
Gimbo: Kjo është Selin.
Selin: Unë nuk jam budallaqe një, dhe e dyta nuk i jap mënd dikujt tjetër dot.
Gimbo: Kështu e ke të sigurt, fol fol.
Selin: Dhe e treta e kam diskutuar aq shumë herë për të qenë unë e drejte me veten time saqë në thonjëza unë me veten time jam okej se unë njëkohësisht e mendoj aq shumë dhe e përjetoj aq shumë saqë shpesh herë vihem në shumë pikëpyetje Gimbo.
Gimbo: Shumë është diskutuar kjo gjë Selin.