Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheq Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pasi delegatët hodhën poshtë dorëheqjen e tij. Nga 300 delegatë të pranishëm, 164 votuan kundër dorëheqjes, ndërsa 136 ishin për largimin e tij.
Me këtë vendim, Abdixhiku konfirmon lidershipin e tij për katër vitet e ardhshme.
Reagimet nuk kanë munguar, por disa kanë marrë një ton ironik. Viktori Buzhala, në një postim në Facebook, ka shkruar me ironi:
“Me votëbesimin ndaj Abdixhikut, LDK e siguroi vendin e tretë edhe për 4 vitet e ardhshme. Urime!”
Ironia e Buzhalës lidhet me perceptimin e një pozicioni të dobët elektoral të LDK-së, duke nënkuptuar se votimi për Abdixhikun nuk e ndryshon faktin që partia mbetet larg pozitave të para në skenën politike.