Mirena: Hiç lehtë s’e ka as Vjosa, duhet t’i rrisë tre fëmijë, dy çikat edhe Prindonin

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar me një postim në Facebook pasi që Ministria e Donika Gërvallës u dënua me 13 mijë euro pasi këta të fundit nuk kanë ofruar qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime (karburante) të Prindon Sadriut gjatë periudhës shkurt 2019-shkurt 2022,

shkruan Gazeta Metro.Pas vendimit, Mirena ironizoi mjaft shumë me presidenten e Kosovës.

“Hiç lehte se ka as Vjosa Osmani. Gajlet e shtetit, urdhnat e Albinit, partine kerkah, Donika Gervallen, tre fmije i duhet me i rrit, dy çikat edhe Prindonin, e ky djali veç sherre eshte kah i qon n’shpi”, shkroi ai.

“Qe tash, 13 mije Euro te taksave te qytetareve, duhet me i pagu Ministria e Jashtme veç me ja mshef shpenzimet e naftes Prindonit”, përfundon postimi i Ilir Mirenës.