Viktor Buzhala ironizon pas rinumërimit të votave: “Pse s’u vodh asnjë votë në emrin tim?”

Kandidati për deputet nga radhët e partisë Guxo, Viktor Buzhala, ka reaguar me ironi pas procesit të rinumërimit të votave, ku sipas rezultateve paraprake është konstatuar se shumë kandidatë kanë përfituar padrejtësisht vota.

Në një status në rrjete sociale, Buzhala ka vënë në pikëpyetje pretendimet e disa kandidatëve që po deklarojnë se u janë vjedhur “qindra e mijëra vota”, duke theksuar se ata nuk kanë vërejtur asgjë më herët.

“Pse nuk u vodh asnjë votë në emrin tim?”, shkruan ai, duke shtuar me tone ironike se ky fakt dëshmon se nuk ka qenë pjesë e asnjë manipulimi. Reagimi i tij vjen në një klimë të tensionuar politike, ku rinumërimi i votave ka hapur debat të gjerë mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe përgjegjësinë e kandidatëve.

Postimi i plotë:

Dicysh shume qesharake keta kandidatet qe po thojne qe jane vjedhe qindra e mijera vota ne emrin e tyre e ata s’kane dite send.

Pse su vjedh asnje vote ne emrin tim? Nime, a po bindeni tash qe s’jam hajn.