“Çartet” Daut Haradinaj, shokon me deklarate kunder Konjufces

Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së Aleancës, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, pas paraqitjes së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

Haradinaj ka shprehur indinjatën për mënyrën se si, sipas tij, Kosova po paraqitet para botës, duke thënë se e vërteta për luftën çlirimtare nuk po thuhet siç duhet.

“Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt kryediplomatit kosovar me fjalët: “Marre, Glauk!”

Në fund, ai i është drejtuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke e mbyllur reagimin me një pyetje të drejtpërdrejtë, pa sqaruar se çfarë qëndrimi kërkon prej saj.

“PDK, a jeni kund…?”