Banori i ri i BBV5, Rogerti ka qenë duke biseduar me Stelinën për raportin e saj me Keijsin, por edhe për raportin e tij me Inën.
Rogerti i tha Stelinës, se Keijsi mbase e pëlqen Inën si “kallëp” dhe se mbase mendon se ajo është më e bukur. Por Stelina e priti me shumë qetësi këtë gjë duke u përgjigjur se ajo personalisht asnjëherë nuk kishte bërë krahasime të tilla.