Jepe dorëheqjen. Jepe ti, pse unë. E kam paralajmëruar dorëheqjen, tjetër skam se ç´ofroi. Edhe unë e paralajmërova dorëheqjen. Nëse LDK nuk i ndërmerr këto veprime, unë do të ofroi dorëheqje.
Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve, opinioni dhe të gjitha mediat vendore (përpos atyre botërore) po merren me LDK: Cila ishte dhe ku arriti kjo parti. Po paraqiten shkaqet, rrethanat dhe mundësia e reformimit, që të shpëtohet partia e ish presidentit Rugova. Këshillat po shtrohen dhe po propozohen, po çfarë po bëjnë udhëheqësit e saj? Po ofrojnë dorëheqje, po asnjëri nuk po merr vendim konkret që të dorë hiqen. Po shpresojnë në mrekulli, si duket. Asnjëri nga ta nuk po i cekë arsyet, shkaqet dhe faktet që shkaktuan rënien e partisë.
Një është më se e sigurtë: Pa një distancim nga e kaluara dhe gabimet, nuk ecet përpara. Ata nuk po i kërkojnë shkaqet e vërteta, sikur s´ka ndodhur asgjë. Asnjëri prej tyre nuk po merret me largimin e Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës dhe të tjerëve nga partia.
Asnjëri prej tyre nuk po kërkon falje për qëndrimin e tyre, ndaj kuadrove që kërkonin reformimin e partisë. Asnjëri nuk po kërkon falje për devijimin nga rugovizmi në LDK. Shtrohet pyetja: Si të ecet përpara, nga kuadrot që e sollën partinë në këtë gjendje?
Dikush duhet të dal dhe ta pranoi realitetin, përndryshe po e fundosin partinë e një personaliteti, që llogaritet si arkitekti i pavarësisë së Kosovës.
Kjo forcë po shihet se i mungon kryetarit aktual, nënkryetarëve, po edhe të tjerëve, rreth tyre. Largimi nga baza dhe vetëkënaqësia, i ka sjell në këtë gjendje. Udhëheqësit e tashëm po si pranuan gabimet dhe tu kërkojnë falje zgjedhësve, duhet bërë presion për kuvend të jashtëzakonshëm.
Paraqitja formale e dorëheqjeve është një cinizëm i udhëheqëseve, që ende presin mrekulli. Mllefi ndaj tyre është tejet i madh. Ata po të kishin punuar për shtet, do të duhej ta vërenin se ku ndodhen, e jo të qëndronin pas bllokadës së institucioneve shtetërore.
Populli apelonte për koalicion, që të shpëtohej Kosova, ata ëndërronin se popullin e kanë pas. Kërkohej votim i fshehtë demokratik që të dilej nga gjendja, ata rrekeshin pas metodave staliniste, me aklamacion, ose kërcënonin se para kamerave do t´i shfletonin fletëvotimet.
Populli mezi priste zgjedhje të reja, t´ua tregonte vendin bllokuesve, ata ëndërronin në fitore. Absurditet.
Tash derisa po vjen koha e zgjedhjes së presidentit, ata në vend se të japin përgjegjësi për mizerien, ku e sollën partinë, deklarohen se nga LDK, zonja Vjosa Osmani nuk do të merr asnjë vota. Çka meritojnë të tillët në LDK?
Ata si duket ende nuk po e kuptojnë se ku ndodhen, por kërkojnë nga njëri – tjetri që të japin dorëheqje, në vend se ta bëjnë atë, në mënyrë të parevokueshme.