“Shkarkojeni tradhtarin”, “e keni mbështetë në heshtje me shtru rrugën për koalicion në qendër”-Qytetarët të ashpër me LDK pasi nuk e shkarkuan Xhafer Tahirin

Koalicioni i kandidatit të LDK, Xhafer Tahiri krye në veti me Vetëvendosjen në Vushtrri ka shkaktuar reagime të mëdha tek simpatizantët e partisë, shkruan Periskopi.

Reagimi i LDK-së që u publikua në Facebook, u vërshua me komente, duke kërkuar shkarkimin e Xhafer Tahirit.

Madje, qytetarë të mllefosur e quajtën “tradhtar”, Xhafer Tahirin.

  

Ndërkohë LDK përmes një reagimi në facebook, thanë se ky koalicion nuk ka ndonjë vlerë dhe se do ta trajtojnë pas përfundimit të balotazhit.