Leskovci është mikpritës i ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Shqipëria do pikët e plota që do të rehatonin në pozitën e dytë në Grupin K dhe në anën tjetër Serbinë do të hidhte në nokaut!.
Ndeshja luhet të shtunën e 11 tetorit (20.45) në stadiumin “Duboçica” në Leskovc
“Kaosi po përgatitet në Leskovc!
Ajo vjen me flamur të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë”, ky është titulli i mediumit serb “Kurir”
“Ka interesim të madh për ndeshjen në jug të Serbisë, e cila është shpallur një ndeshje me rrezik të lartë, por edhe kështu, një influencuese nga një vend kërcënon të krijojë kaos.
Në fakt, Xhuliana Nura, ish-pjesëmarrëse e Big Brother, sot modele dhe influencuese, pretendon se ka marrë biletë për ndeshjen në Leskovc me një telefonatë.
Me sa duket, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka dhënë asaj biletë.
Nura zbuloi në emisionin ‘Favorit” se ka një biletë dhe do të vijë në Leskovc me flamurin e UÇK-së”, shkruan media serbe.
“Do të jem në ndeshjen kundër Serbisë, me flamurin e UÇK-së. Kam pasaportë finlandeze, nuk më shqetësojnë, sepse kam njerëz atje,” tha ajo.
“E vetmja pyetje është se si do t’ia dalë ta bëjë, por ajo tashmë ka bërë mjaftueshëm me deklaratën se po i vë gishtin në sy serbëve”, – shkruan më tej media serbe.